Merr flakë makina në kryqëzimin e rrugës “5 Maji”, shpërthime të fuqishme nga zjarri, panikosen kalimtarët

29
Sigal

Konkretisht ngjarja ka ndodhur pranë spitaleve dhe flakët janë përhapur me shpejtësi në zonë duke shkaktuar panik te kalimtarët.

TIRANË- Një makinë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në kryqëzimin e rrugës “5 Maji”. Konkretisht ngjarja ka ndodhur pranë spitaleve dhe flakët janë përhapur me shpejtësi në zonë duke shkaktuar panik te kalimtarët.\

Megjithatë shkaku i zjarrit mbetet i paqartë, por makina dyshohet të ketë qenë me impiant gazi pasi gjatë djegies janë dëgjuar disa shpërthime të forta. Gjithashtu zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.