Merr flakë banesa në Tiranë, ndërron jetë 75-vjeçari, jetonte i vetëm

62
Sigal

Një 75-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e stome në kryeqytet.

Policia bën me dije se banesa ku 75-vjeçari jetonte i vetëm është përfshirë nga flakët, çka ka çuar edhe në humbjen e jetë të të moshuarit.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por blutë bëjnë me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.01.2025, rreth orës 20:00, në rrugën “Myzafer Spaho”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën private të shtetasit R.K, rreth 75 vjeç, i cili jetonte i vetëm në banesë.

Si pasojë e zjarrit 75-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.