Me më shumë se 80 plumba, ekzekutohet biznesmeni shqiptar në Shkup

248
Sigal

Një shqiptar është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Mediat kanë bërë të ditur se viktimë ka mbetur biznesmenin shqiptar, Kamer Idrizi, 43 vjeç,

Ndërkohë që sëbashku me 43-vjeçarin, viktimë e këtij sulmi mbeti edhe kushëriri i tij, 22 vjeçar i cili po udhëtonte në të njëjtën makinë me biznesmenin, në zonën e Butel të Shkupit.

Bëhet me dije se vrasja ka ndodhur në orët e vona të në mbrëmje, në kryqëzimin e bulevardeve “Bosnjë dhe Hercegovina” dhe “Hristijan Todorovski-Karpos”.

Ministria e Brendshme tashmë ka konfirmuar se është qëlluar nga një automjet “Range Rover” drejt mjetit “Golf” në të cilën ndodheshin dy personat. Informacioni është se rreth 80 plumba u qëlluan në drejtim të tyre.

Biznesmeni 43-vjeçar ka ndërruar jetë në vendngjarje, kërksa  kushëriri i tij 22-vjeçar u dërgua në urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte.

Kamer Idrizi është një person i njohur për policinë. Ai i ka shpëtuar një atentati në hotelin Alexander Palace në vitin 2019.