“Më ka marrë kursimet”- Vrau babain dhe e hodhi në pus, 34-vjeçari pranon krimin! I riu baba i dy fëmijëve, në pritje të të tretit

34-vjeçari Esmerald Balla ka pranuar se ka vrarë të atin me arme zjarri dhe më pas e ka hedhur në pus. Para policisë ai ka  deklaruar se e ka vrarë babain pasi ky i fundit i ka marrë kursimet.

34-vjeçari mësohet se është baba i dy fëmijëve, ndërsa është në pritje të të tretit. Ai është arrestuar nga policia pas zbulimit të krimit të rëndë që dyshohet se ka ndodhur rreth 20 ditë më parë.

Sigal

Sipas policisë asnjë nga familja nuk ka qenë në dijeni të krimit të djalit.