Me gjithë lëvizjet në Policinë e Shtetit, kriminaliteti mbetet i lartë

515
Sigal

Treguesit e lartë të kriminalitetit, shtimi i vjedhjeve, i trafiqeve të drogës, i aksidenteve rrugorë, ka detyruar Policinë e Shtetit që krahas masave të tjera të bëjë edhe ndryshime e emërime në strukturat e saj në bazë dhe në qarqe. Por me sa duket, edhe ndryshimet nuk po sjellin ndonjë rezultat, pas aksidentet, vjedhjet dhe trafiku i drogës po rriten me përmasa të frikshme nga dita në ditë. Lëvizjet e mëparshme në polici i pasojnë edhe emërimet që janë bërë dje në kuadër të përfundimit të procedurave të konkurrimit për ngritjen në gradën Drejtues i parë, si dhe në përmbyllje të të gjithë procesit të fitimit të gradës Drejtues i parë nga punonjësit e policisë që u shpallën fitues të konkurrimit, janë bërë dhe emërimet përkatëse në strukturat e Policisë së Shtetit.

JA LËVIZJET:

1. Drejtor i Policisë së Qarkut Elbasan është emëruar z.Halit Murataj

2. Drejtor i Policisë së Qarkut Durrës  është emëruar z. Emri Vata

3. Drejtor i Policisë së Qarkut Shkodër është emëruar z. Aleks Hajdari

4. Drejtor i Policisë së Qarkut Gjirokastër është emëruar z. Ajet Ibro

5. Drejtor i Policisë së Qarkut Berat është emëruar z. Ylber Zyberi

6. Drejtor i Policisë së Qarkut Kukës është emëruar z. Pëllumb Seferi

7. Drejtor i Policisë së Qarkut Korçë është emëruar z. Gjergji Jorgo

8. Drejtor i Policisë së Qarkut Fier është emëruar z.Arjan Bozhaj

9. Drejtor i Forcave Lëvizëse Operacionale është emëruar z. Hamdi Fjora

10. Drejtor i Qendrës së Formimit Policor është emëruar z. Mërgim Hoxha

11. Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë është emëruar z. Ahmet Haxhiaj,

12. Shef Sektori në Drejtorinë e Planifikimit Strategjik pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë është emëruar z.Shkëlqim Saço

13. Specialist Koordinator në Drejtorinë e Planifikimit Strategjik pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë është emëruar z.Agron Nuredini

14. Specialist Koordinator në Drejtorinë e Planifikimit Strategjik pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë është emëruar z. Saimir Muça

15. Kancelar në Qendrën e Formimit Policor është emëruar z. Sadri Ramçaj

16. Drejtor i Drejtorisë kundër Krimit Financiar është emëruar z. Ismail Elezi

17. Specialist në Drejtorinë kundër Krimit Financiar është emëruar z.Altin Qato

18. Këshilltar në Zyrën Ndihmëse të Drejtorit të Përgjithshëm është emëruar z. Shpëtim Muçollari

19. Këshilltar në Zyrën Ndihmëse të Drejtorit të Përgjithshëm është emëruar z.Ylli Metko