Mbetet e bllokuar rruga Gramsh-Kukur, shkak rrëshqitja e dherave

370
Sigal

Aksi rrugor Gramsh-ish komuna Kukur ka vijuar të jetë i bllokuar mëngjesin e sotëm, si pasojë e rrëshqitjes së dheut dhe gurëve. Prej dy ditësh ky aks rrugor ka mbetur i bllokuar duke penguar qarkullimin e automjeteve. E bllokuar është edhe rruga e fshatit Rovje.

Shirat e dendura të ditës së djeshme e kanë vështirësuar situatën në këtë aks rrugor. Autoritetet janë njoftuar, ndërkohë banorët janë në pritje të zhbllokimit të rrugës dhe të mbulimit me rrjeta mbajtëse të anësoreve.