Mbajtën peng 20-vjeçarin dhe e kërcënuan, arrestohen tre persona në Elbasan

534
Sigal

Tre persona janë arrestuar nga ana e policisë së Elbasanit për shkak se kanë kërcënuar dhe mbajtur peng në mjetin e tij një të ri.

Personat e vënë në pranga janë:

  • Arben Raxha, 48 vjeç
  • Bekim Raxha, 21 vjeç,
  • Erion Kaçuli, 18 vjeç , të tre banues në fshatin Griqan, Elbasan.

Të tre personat e mësipërm në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, për motive të dobëta, kanë marrë e kërcënuar në mjetin e tyre,  shtetasin A.S, 25 vjeç, banues në Elbasan.

Tre personat e arrestuar janë të afërm mes tyre dhe pretendojnë se 25-vjeçari u ka vjedhur në banesën e tyre, po pa specifikuar se çfarë konkretisht.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal.