Kinë, zhduket në mënyrë të mistershme superylli Fan Bingbing

522
epa06728889 Fan Bingbing arrives for the screening of 'Ash Is Purest White' during the 71st annual Cannes Film Festival, in Cannes, France, 11 May 2018. The movie is presented in the Official Competition of the festival which runs from 08 to 19 May. EPA/FRANCK ROBICHON
Sigal

Artistja më e famshme e Kinës Fan Bingbing, është zhdukur pa lënë gjurmë që në fillim të qershorit dhe që atëherë nuk ka asnjë lajm për yllin, e cila arriti famë ndërkombëtare falë roleve të saj në ‘Iron Man’ dhe ‘X-Men’.

Qeveria hesht për rastin, por në Vend ekziston frika që zhdukja e saj është e lidhur me një hetim të autoriteteve të Pekinit për evazion fiskal, në industrinë kinematografike.
Fan mund të ketë ikur për të evituar të përfundojë në pranga ose sipas disa mediave dhe admiruesve të saj ajo mund të jetë në burg.

E vetmja gjë e sigurt, shkruan sot New York Times, që i kushton rastit gjysmë faqeje, është që emri i saj është hequr nga posterat e një produksioni kinez (Air Strike) që ka për protagonist Bruce Willis.
Filmi duhet të dilte në 17 gusht por debutimi i tij është shtyrë për në 26 tetor.

Një tjetër film në të cilin Fan kishte një rol duhet të dilte në qershor, por është bllokuar në mënyrë të mistershme dhe për momentin nuk është fiksuar asnjë datë.