Maskat bastisin bizneset gjatë natës, mbi 110 bisnese janë vjedhur muajt e fundit

400
Sigal

Vidhen tre biznese në qytetin e Leskovikut gjatë orëve të natës nga persona të paidentifikuar ende.

Autoret kanë thyer xhamat e dy lokaleve dhe një market nga ku kanë marrë orendi dhe një shumë të konsiderueshme parash.

Policia po punon për kapjen e autorevë të kësaj vepre ndërkohë që kujtojmë se përgjatë 3 muajve të fundit janë regjistruar plot 110 vjedhje.

Deri më tani asnjë nga autorët që kanë kryer këto vepra penale nuk është vënë në pranga.