Sigal

Një punonjës i Metalurgjikut në Elbasan ka pësuar një aksident në ambientet e punës pasditen e sotme. I lënduari është Altin Lamçe 36 vjeç, të cilin e ka zënë poshtë një masiv hekuri dhe i ka thyer të dy këmbët.

Aktualisht Lamçe është dërguar në spitalin e Elbasanit ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha, teksa pritet të hyjë në sallën e operacionit.

Një oficer i policisë gjyqësore ka shkuar në spitalin e Elbasanit dhe po merr në pyetje punonjësin Altin Lamçe dhe kolegët e tij për të hedhur dritë mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje.