Mamurras/ Çmenduria e shoferit që ngiste makinën në krah të kundërt, shkakton 1 të vdekur, 4 të plagosur

424
Aksident i rëndë dhe masiv pranë kryqëzimit të Patokut në aksin Milot- Mamurras. Nga përplasja e disa automjeteve, ka humbur jetën një vajzë e cila ka qenë në një prej automjteve. Ajo po udhëtonte bashkë me dy motrat e tjera në të njëjtin automjet, të cilat kanë mbetur të plagosura.
Forca të shumta policie dhe ambulanca u kanë ardhur në ndihmë të plagosurve. Të plasgosurit janë transportuar në QSUT ku po marrin ndihimë mjekësore.
Sipas policisë, shkak për aksidentin ka qenë automjeti tip “Benz” me targa AA308KH i cili dyshohet të ketë qënë duke levizur në sensin e kundert dhe është përplasur me mjetin tip “Fiat” me targa AA935IO.
Sigal