Makina përplas këmbësorin te vijat e bardha në qendër të Elbasanit, i moshuari përfundon në spital

74
Sigal

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në qytetin e Elbasanit.

Burime bëjnë me dije se një këmbësor i moshuar është përplasur nga një makinë, teksa po kalonte rrugën te vijat e bardha në qendër të qytetit.

I lënduari ndodhet në spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë policia ka vënë në pranga drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin.