Makina i kaloi sipër trupit shqiptarit, detajet e aksidentin tragjik

430
Sigal

Një 35-vjeçar shqiptar i identifikuar si Shpëtim Halili, i cili po udhëtonte rreth orës 00:24 me motorin tijë përgjatë rrugës SR71 pranë Sitornit, ka humbur jetën në mënyrë tragjike ne shtetin fqinjë.

Ngjarja ka ndodhur në periferi të Arezos në Itali.

Në kanalin buzë rrugës u gjet motorri me të cilin po udhëtonte i shqiptarit ndërsa 30 metra më tej është gjetur trupi i tij me plagë të rëndë në trup nga goditjet e makinës.

Sipas mediave italiane shqiptari në fytyrë kishte shenja të mëdha që i janë krijuar pas rrëzimit nga motori i tij dhe përplasja nga makina që i ka kaluar sipër.

Në dëshiminë e saj gruaja që drejtonte Fiatin jeshil ka deklaruar se nuk kishte parë gjë vetëm kishte ndjerë që trupi i shqiptarit ishte futur poshtë rrotave të makinës.

Mbetet ende e paqartë nëse shqiptari është rrëzuar fillimisht nga motori i tij apo është goditur nga ‘Fiati 500 L’ ngjyrë jeshile që drejtohej nga një grua e re. Gruaja në fjalë ka ndaluar menjëherë pas aksidentit dhe ka njoftuar autoritetet ndërkohë që u gjet pranë trupit të pajetë të shqiptari duke thirrur ‘Nuk lëviz, është i vdekur’.

Edhe pse në ndihmë të 35-vjeçarit kanë ardhur mjekët e urgjencës ai nuk ka qenë e mundur që ti shpëtohet jeta.