Lirimi i kosovarit, arrestohet juristi i burgut të Shënkollit

473
Sigal

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, SHÇBA ka vënë në pranga juristin e burgut të Shënkollit, Devis Hoxha me akuzën e shpërdorimit të detyrës lidhur me rastin e lirimit të shtetasit kosovar Shuaip Zukaj. Zukaj u lirua pasi kreu dënimin në Shqipëri për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë. Ndërkohë, në kartelën e tij thuhej se pas dënimit në Shqipëri duhet të ekstradohej në Kosovë, ku duhet të vuante dënimin për një vepër penale të kryer në atë shtet. Penalizmi ndaj zyrtarëve të burgut të Shënkollit lidhur me këtë shkelje u paralajmërua nga ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

NOA