Lëvizte me pistoletë në brez, policia arreston 25-vjeçarin në Vlorë

600
Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap me armë zjarri. Burime zyrtare nga policia e Vlorës bënë me dije se bëhet fjalë për Ilir.M.
Të njëjtat burime thanë se pistoleta u gjet gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet policore në mjetin tip “Volkswagen”, ky i riu ishte pasagjer.
NJOFTIMI I POLICISË
Vijon zbatimi i planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë. Arrestohet në flagrancë një shtetas pasi posedonte armë zjarri pa leje. Sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë. Në kuadër të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, për goditjen e grupeve kriminale, kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të atyre që qarkullojnë apo mbajnë armë zjarri pa leje, strukturat policore për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Ilir.M., 25 vjeç, banues në Vlorë. U krye arrestimi i tij pasi në lagjen “Pavarësia”, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet policore në mjetin tip “Volkswagen”, në të cilin ky shtetas ishte pasagjer, iu konstatua se posedonte pa leje një armë zjarri tip pistoletë. Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, të parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.
Sigal