Laç/ Mësuesja kanos drejtoreshën dhe burrin e saj, për shkak të detyrës

461
Policia e Laçit ka nisur procedimin penal ndaj një mësueseje pasi ka kanosur drejtoreshën e shkollës dhe bashkëshortin e saj. Sipas burimeve zyrtare, ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë, për shtetasen R.Ç., 41 vjeçe, banuese në Kurbin, mësuese në shkollën 9-vjeçare në Gorre. Ditën e djeshme në orën 17:00, ka bërë kallëzim shtetasi M.V., 43 vjeç, banues në Kurbin, se në banesën e tij, është kanosur dhe ofenduar nga 41-vjeçarja bashkë me bashkëshorten, shtetasen M.V., 38 vjeçe me detyrë Drejtoreshë e shkollës në Gorre.

Mësohet se konflikti ka ardhur pasi drejtoresha i ka hequr shtetases R.C. katër ditë pune për mungesa në punë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Fyerje”.
Sigal