Ky është çifti që u nxor i vdekur nga rrënojat në Thumanë, vajza korçare kishte pësuar një tragjedi dy vite më parë

700
Sigal

Këta që shihni në foto janë dy prej viktimave të tërmetit katastrofik, që goditi Shqipërinë mëngjesin e djeshëm. Çifti i të rinjve, Almir Cara dhe Stela Steneci, kanë humbur jetën në Thumanë, teksa banesa e tyre është shkatërruar.

Vajza ishte nga Korça, por e fejuar me Almir Carën.

E reja kishte pësuar një tragjedi familjare dy vite më parë, pasi kishte humbur babanë e saj. Ajo jetonte vetëm me të ëmën dhe vëllanë, ndërsa ditën e tërmetit ka qenë tek i fejuari.