Fshehën drogën dhe paratë në një garazh, arrestohen tre të rinj në Itali, mes tyre një shqiptar

429
Sigal

Tre të rinj, me s të cilëve një 24-vjeçar shqiptar, janë arrestuar ditën e sotme në Itali, pasi dyshohen si shpërndarës droge. Djemtë e fshihnin mallin dhe të ardhurat e përfituara nga shitja në një garazh në Robgo.

Përpara arrestimit, policia italiane i mbikëqyri për disa ditë tre të rinjtë, duke vendosur më pas të ushtrojnë një kontroll ën shtëpitë e tyre dhe në garazhin ku shihej të hynin e të dilnin shpesh.

Në shtëpinë e dy italianëve të arrestuar policia gjeti 10 mijë euro, ndërsa në rrobat e njërit prej tyre gjetën edhe çelësin e garazhit, ku gjatë kontrollit u zbuluan 700 gramë hashash. Ndërsa në kontrollin e shtëpisë së shqiptarit, policia gjeti një kile e gjysmë hashash.