Kush është këngëtari shqiptar që humbi jetën në aksident

442
Sigal

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë i ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Durrës ku humbi jetën një 30 vjeçar.

Viktima e Erjon Beli, 30 vjeç, nuk ishte vetëm në makinë në momentin e përplasjes, ai ka qenë i shoqëruar nga vëllai i cili fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.

Në momentin e aksidentit dy vëllezërit po flisnin me kamerë në telefon.

Beli ka humbur kontrollin e makinës tip “Renault Clio” me targa AA 477 YN me të cilën po udhëtonte dhe është përplasur me trafikndarësen.

I riu nga Kavaja kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Italia, pasi jetonte me familjen atje, ndërsa punonte si këngëtar në lokale nate.