Kurbin, asgjësohen 325 rrënjë kanabis,shpallet në kërkim

480
Një person është proceduar nga policia e Kurbinit si autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike, ndërsa janë gjetur dhe asgjësuar 325 bimë narkotike në këtë zonë. Në vijim të aksionit antikanabis, efektivat e Komisariatit Policisë Kurbin, në Mirditë, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Skuraj, në afërsi të banesës së shtetasit L.M, 49 vjeç, kanë komstatuar 1 parcelë të hapur në mes të shkurreve ku ishin të kultivuara 75 bimë narkotike.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, filloi procedimi penal si dhe shpallja në kërkim e shtetasin L.M, si autor i dyshuar për kultivimin e këtyre bimëve. Gjithashtu ditën e djeshme, efektivat e Komisaritit të Policisë Mirditë, gjatë kontrollit të ushtruar për kultivimin e bimëve narkotike, në vendin e quajtur “Përroi i Preng Kolës”, në fundin e kodrës së Livadhëzit, në Mirditë, në sektor pyjor, me shkurre, është konstatuar një parcelë e mbjellë me 250 bimë dyshuara Cannabis Sattiva.
Bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies. Nga ana e policisë vijon puna për zbardhjen e plotë të këtij rasti të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të këtyre bimëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” neni 284, i Kodit Penal.
Sigal