Krimi kibernetik. Gjykata e Fierit lë në burg Aldo Ymeraj, ja sa fitoi nga banda

488
Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg me efekt ekstradimin për Aldo Ymerajn. Ai u ndalua pak ditë më parë nga policia shqpitare në kuader te nje hetimi ndërkombëtar për krimet kibernetike.
Në akuzë thuhet se grupi ishte krijuar në vitin 2010 nga Svyatoslav Bondarenko, një 34 vjeçar nga Ukraina. Autoritetet amerikane thanë se pjesa më e madhe e anëtarëve të grupit nuk ishin takuar kurrë mes tyre ndërsa e njihnin njëri tjetrin me nofkat në internet.
Po kush ishte roli I Kush Aldo Ymeraj në këtë mashtrim të madh kibenetik. Sipas dosjes së drejtësisë amerikane që mban datën 31 dhjetor 2017, Aldo Ymeraj përdorte tre nofka, si . “Nill.in,” “Kubanezi,” ”Yank;eeman”. Sipas dosjes, Aldo Ymeraj u bë anëtar i Organizatës me 14 nëntor të vitit 2010. Nëpërmjet veprimtarisë së tij, Ymeraj mednohte se ka përfituar 675,000 dollarë.
Organizata “Infraud” ushtronte veprimtarinë e vet në Las Vegas, Nevada dhe vende të tjera dhe akuzohet për pastrim parash dhe trafikim të dhënat të vjedhura të identiteteve.
Sigal