Aksident në Vlorë, 52-vjeçari humb kontrollin e mjetit

31
Sigal

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Vlorë-Kuç, në afërsi të fshatit Drashovicë, shtetasi I. L., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar pasagjeria në këtë mjet, shtetasja M. L., 42 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.