Zjarret në Fier, shërbimet “të dorëzuara” para erës dhe errësirës! Vatrat riaktivizohen herë pas here

43
Sigal

Vatrat e zjarrit në masivin pyjor Pishë Poro-Darëzezë, vijojnë të riaktivizohen herë pas here për shkak të erës së forte e cila ka përhapur flakët në të gjitha drejtimet.

Në terren për neutralizimin e tyre janë duke punuar të gjitha forcat operacionale, të cilat patën përforcime nga bashki të tjera pas thirrjes së ministrit të brendshëm Taulant Balla i cili zbriti në terren mesditën e sotme për të monitoruar nga afër situatën.

Gjatë ditës së sotme në operacionin për shuarjen e vatrave të zjarrit në Darzezë-Pishporo u angazhuan:

  • 3 mjete Mzsh Fier,
  • 2 mjete Mzsh Tirane
  • 2 mjete nga M.M
  • Nga një mjet: Durrës, Dimal, Lushnje,Divjakë, Patos, Roskove, Albpetrol, Vlorë, Tepelenë, Himarë, Berat, Kucovë, Rrogozhinë.
  • 2 autobote uji
  • 75 Efektiv zjarrfikës
  • 40 trupa të FA
  • 1 mjet i rëndë buldozer i M.M
  • 2 autoambulanca

Ende nuk mund të flasim për vënien në kontroll pasi era vijon të fryj me shpejtësi dhe në drejtime të ndryshme. Aktualisht nuk kemi rrezik në banesa apo njësi ekonomike.

Për arsye të errësirës dhe erës është e pamundur vijimi i operacionit ndaj efektivët zjarrfikës janë tërhequr nga vatrat e zjarrit. Gjatë natës, për të siguruar banesat që ndodhen më pranë vatrave të zjarrit do të stacionohen mjete zjarrfikse dhe efektivët përkatës.