Sigal

Një automjet ka shpërthyer dhe më pas është djegur.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës mbrëmjen e sotme dhe sipas policisë shkak është bërë një shkëndije në impiantin e gazit.

Sipas policisë, makina ishte pranë një karburanti në momentin kur është përfshirë nga flakët.

Raportohet se shpërthimi ka qenë i fuqishëm. Mësohet se makina është në pronësi të një femre, e cila është dërguar në spital për shkak të tronditjes.

Ende nuk dihen rrethanat në të cilat kanë rënë flakët. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.