Korçë/ Manovra të rrezikshme me automjet në gjendje të dehur, në pranga 34-vjeçari

44
Sigal

Sipas raportimeve të policisë Korçë, ka përfunduar në pranga një 34-vjeçar pasi kryente manovra të rrezikshme me makinë. Shtetasi K.A. ka kryer testin e alkoolit dhe ka rezultuar se drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Tre shtetas të tjerë po procedohen në gjendje të lirë për vepra të ndryshme penale.

Shtetasit L. S., 41 vjeç, banues në Pogradec dhe A. Xh., 27 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec kanë përplasur motoçikletën me automjetin tip “Benz”.

Shtetasi A. Ç., 38 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, ka transportuar dru zjarri pa dokumentacionin përkatës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë

Kreu manovra të gabuara në qytet me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, vihet në pranga 34-vjeçari.

Procedohen në gjendje të lirë edhe 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin K. A., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi është konstatuar në unazën e qytetit të Korçës, duke kryer manovra të gabuara, me automjetin tip “Volkswagen”. Pasi është ndaluar nga shërbimet e policisë, 34-vjeçari ka kryer testin e alkoolit dhe ka rezultuar se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur. 

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

L.S., 41 vjeç, banues në Pogradec dhe A. Xh., 27 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi në lagjen nr.3, Pogradec, 41-vjeçari, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur motoçikletën në pronësi të shtetasit A. Xh., dhe më pas të dy këta shtetas janë konfliktuar duke i shkaktuar dëmtime të lehta njëri-tjetrit.

A.Ç., 38 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi në afërsi të Qafë Thanës, është kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me një kamionçinë tip “Benz”, një sasi drush zjarri, pa dokumentacionin përkatës, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.