Sigal

KORCE – Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec. Viktima është 27-vjeçari me inicialet T.H.

Si pasoje e aksidentit, rruga nacionale është bllokuar në të dyja senset. Për pasoje është krijuar radhë kilometrike si ne drejtim te Pogradecit po ashtu edhe ne drejtim të Korçës.

Njoftimi i plotë

Më datë 26.09.2018, jemi njoftuar se në aksin rrugor Pogradec-Korçë, pranë fshatit Sovjan, shtetasi D.M, duke drejtuar mjetin tip “Golf” me targa AA431 FI, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin T.H, rreth 27 vjeç, banues në Sovjan, këmbësor në rrugë.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi D.M, është shoqëruar për në ambjentet e Komisariatit për kryerjen e mëtejshme të veprimeve proceduriale.

U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.