Korçë, dhanë dokumente për azil hetohen zyrtarët e komunës Libonik

297
KORÇË – Specialistët e Sektorit Kundër Krimit Ekonomik-Financiar ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë për dy zyrtarë të komunës Libonik pasi akuzohen se lëshuar një vërtetim në kundërshtim me ligjin për një 42-vjeçare me qëllim që kjo e fundit të përfitonte azil.
Mësohet se zyrtarët e vendosur nën hetim janë 50-vjeçari Kastriot Malushi me detyrë Nënkryetar i Komunës Libonik dhe sekretarja e kësaj komune 53-vjeçarja V.A.
Ata akuzohen se në vitin 2013, këta zyrtarë kanë lëshuar një vërtetim në kundërshtim me ligjin për 42-vjeçaren N.M, banuese në Tiranë, me qëllim që ajo të përfitojë azil politik në vendet e BE.
Materialet i kaluan Prokurorisë të rrethit Gjyqësor Korçë,për veprën penale të Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. 
Sigal