Korçë, arrestohen dy shtetas për shpërndarje heroine

548
Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë dy bashkëpunëtorë, banesa e njërit prej të cilëve përdorej për shpërndarje heroine. Në pranga janë vënë Armando Hysenllari, 30 vjeç dhe Rando Duka, 26 vjeç, të dy banues në Korçë. Arrestimi i tyre u bë pasi, nga informacione të siguruara në rrugë operative, shtetasi Armando Hysenllari shpërndante dhe zotëronte (në banesën e tij në lagjen nr. 5) lëndë narkotike të llojit heroinë. Gjatë kontrollit trupor të këtij shtetasi, u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale 13 doza me mbështjellje alumini. Në banesën e tij u gjet edhe shtetasi Rando Duka, i dyshuar si bashkëpuntor me shtetasin e lartpërmendur.
Sigal