Korçë, 59-vjeçari humb jetën në spital, dyshimet e policisë

63
Sigal

Një 59-vjeçar ka humbur jetën sot në Korçë. Sipas policisë, ngjarja ndodhi në pasditen e sotme, në lagjen nr. 2, Korçë.

Raportohet se shtetasi me inicialet P. C., është gjetur pa ndjenja në banesë. Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve të tij, dyshohet se ka konsumuar një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore. Ky shtetas u transportua për mjekim në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.