Konflikt mes nxënësve, plagoset një prej tyre

463
Një grup nxënësish të një shkollë 9-vjeçare të Durrësit janë konfliktuar me njëri-tjetrin, e për pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej tyre.
Sipas informacioneve paraprake, një prej nxënësve të shkollës “Bedrie Bebeziqi” është plagosur me thikë në shpatull. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.
Ndërkaq, policia pritet të japë detaje të mëtejshme lidhur me ngjarjen, e cila mësohet se ka ndodhur në ambientet e shkollës 9-vjeçare.
Sigal