Drogë dhe pistoleta false, italiani dhe shqiptari dënohen me vite të ndryshme burg për të njëjtën vepër

457
Prej janarit të këtij viti një shtetas italian dhe një shqiptar ishin arrestuar nga karabinierët pasi ishin kapur në një apartament në Giulianova Teramo me 8 kg e 500 gr mrijuan si dhe dy pistoleta false.

Droga ishte në pronësi të italianit Valeriano D’Alessandro, 32 vjeç dhe shqiptarit Altin Sota, 44 vjeç, të cilët janë dënuar pasditen e djeshme, në përfundim të një procesi me gjykim të shkurtuar nga gjykatësi Domenico Canosa.

Por ndërsa të dy akuzohen për të njëjtat vepra penale, italiani është dënuar me 3 vjet burg, ndërsa shqiptari me 4 vjet e 6 muaj burg.

Prokurorja Laura Colica kishte kërkuar për të dy dënimin me 4 vjet burg. Arrestimi në janar u bë nga karabinierët e njësisë investigative të Teramos, të cilët patën dyshimet pas shoqërimit të dy shqiptarëve dhe italianit dhe vendosën të bënin një kontroll në apartamentin që përdorej nga të tre.

Pas kontrollit, pas derës së dhomës së gjumit, të fshehur në një vend për televizorin u gjetën 8.5 kg marijuanë dhe dy pistoleta false. Të tre u arrestuan, por ndërsa D’Alessandro dhe Sota zgjodhën të gjykoheshin me gjykim të shkurtuar, bashkëpunëtori do të gjykohet me procedurë të rregullt.
Sigal