Klandestinët “shqyejnë” kufirin/ Siguria në mëshirë të fatit, qindra refugjatë hyjnë nga Gjirokastra dhe Korça me destinacion vëndet e BE

223
Sigal

 

Që prej pothuajse 1 viti e gjysëm, klandestinët po e përdorin Shqipërinë, si vend tranzit për të shkuar drejt shteteve të BE-së. Qindra dhe mijëra klandestinë u paguajnë, trafikantëve të qenieve njerëzore 1200 euro, për rrugën nga pika hyrëve e tyre në Shqipëri deri tek pika dalëse nga territori shqiptar. Për rreth 1 vit e gjysëm, në Shqipëri kanë kaluar rreth 40 mijë klandestinë kanë dhënë në duart e trafikantëve, Policisë kufitare dhe Policisë rrugore plot 50 milionë euro. Kalimi i tyre në Shqipëri vazhdon akoma, ku dy ditët e fundit, Policia e Gjirokastrës dhe Policia e Korçës, ka goditur tre raste të kalimit klandestin të emigrantëve, kundrejt parave. Policia e Korçës bëri me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Perimetri” arrestoi shtetasin 53-vjeçar, me inicialet R. O., banues në Turqi.  Ndërsa Policia e Gjirokastrës njoftoi se rreth mesditës së djeshme, në pranga janë vendosur shtetasit H. M., 30 vjeç nga Lazarati, i cili, kundrejt 200 eurove, po transportonte me mjetin e tij “Opel Corsa”, 11 emigrantë të paligjshëm. Policia tha, se arrestimi i të riut u bë në fshatin Bulo. Sakaq, nga krahu tjetër, në pranga ka rënë edhe shtetasi A. H., 33-vjeç, pasi po transportonte tre emigrantë drejt Tiranës. Policia gjithashtu raportoi se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjete dhe dy aparate celular. Ndërsa, materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Sipas njoftimit të policisë Gjirokastër, goditen dy raste të tjera të tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Si rezultat i shkëmbimit të informacionit, bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve mes Policisë Kufitare të Kakavijës, FRONTEX-it dhe DVP Gjirokastër, vihen në pranga 2 persona që u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit. Sekuestrohen dy automjete dhe dy aparate celular. Nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë dhe shërbimet e FRONTEX-it, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative u arrestua në flagrancë shtetasi H. M., 30 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër. Shtetasi H. M. u kap në afërsi të fshatit Bulo, duke transportuar me automjetin tip “Opel Corsa”, 11 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person. Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 33 vjeç, banues në Sarandë, i cili u kap në afërsi të fshatit Kakavijë, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, 3 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjete dhe dy aparate celular. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.