Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës, arrestohen dy persona, dyshohet se kanë bashkëpunuar me autorët (EMRAT)

218
Sigal

Dy persona janë arrestuar për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në muajin prill të vitit 2020 në Durrës.

Në pranga kanë rënë Besian Xhixha dhe Enver Diva.

Dy personat e arrestuar dyshohet se kanë lidhje apo bashkëpunuar me autorët e ngjarjes pasi Policia ka gjetur prova që ata janë përfshirë në vrasjen e bujshme prillin e vitit të kaluar në Durrës.

Për vrasjen e vëllezërve Haxhia deri më sot janë arrestuar Klevis Alla dhe Altin Ndoci. Më 27 prill Besmir e Viktor Haxhia u ekzekutuan në Durrës me breshëri plumbash. Ata kishin një seri biznesesh teksa dyshohet se kishin lidhje edhe me grabitjen e Rinasit ku u vodhën 4.6 milion euro.

Vrasja e vëllezërve Haxhia mund të jetë porositur nga grupi kriminal i grabitjes së Rinasit i cili po kërkonte paratë e vjedhura në Rinas. Në kërkim për këtë ngjarje është dhe Talo Çela, emër mjaft i njohur në Elbasan.