Kishin krijuar skemën gati perfekte të mashtrimit ndaj pensionistëve, 31-vjeçari shqiptar dhe shokët zbulohen rastësisht pasi…

284
Sigal

Një mashtrim i menduar mirë. Ata kishin si synim të moshuarit, ku u prezantuan si operatorë të gazit, të kompletuar me veshjet përkatëse dhe të gatshëm të instalonin shpejt pajisje kundër rrjedhjeve të lëndës djegëse.

Por, kompania ishte fiktive dhe instalimi nuk ishte më i miri.

Të dy, larg Brescia, kishin zgjedhur Torinon për të gjetur viktima.

Duke qëndruar në një hotel në Crocetta për disa ditë dhe duke u përpjekur t’i bënte viktimat të “paguanin” sa më shumë të ishte e mundur, ata kishin menduar edhe se si të zhduknin gjurmët. Kjo është arsyeja pse hipoteza e policisë është se viktimat janë të shumta.

Kujdestari i një ndërtese pati dyshime dhe falë tij, u ndërpre aktiviteti i grupit. Një mashtrues shqiptar 31 vjeçar me banim në zonën e Brescia u arrestua.

I riu hyri në shtëpinë e një të moshuari, por përpjekja për mashtrim nuk kalon për shkak të mbërritjes në shtëpi të kujdestarit të ndërtesës i cili detyron “teknikun” të heqë dorë nga qëllimet e tij.

Ky i fundit, me nxitim, mbledh gjërat e tij dhe largohet nga shtëpia, duke harruar megjithatë bllokun e faturave të bëra për një kompani që ofron këto shërbime, e cila më pas doli të jetë e trilluar. Pas kësaj, ai lajmëroi policinë.

Kërkimi në hotelin Crocetta ku ai jetonte me dy persona të tjerë bëri të mundur gjetjen e autorëve të një mashtrimi të dytë.

Vetëm një ditë më herët, në të vërtetë, një grua gati 90 vjeçare kishte rënë në rrjetën e shokut të dhomës, një 22 vjeçar italian.

Në atë rast, në zonën e San Paolos, gruaja kishte paguar 400 euro me një ATM dhe 350 euro para të gatshme, madje nga këto 100 ishin monedha, duke i marrë viktimës gjithçka kishte.

Pasi u larguan, gruaja kuptoi se diçka nuk ishte në rregull dhe thirri policinë. Hipoteza është se jo vetëm sistemi kushton më pak se çmimi i shitjes por instalimi nuk ishte në rregull. Për më tepër, duke qenë një kompani e trilluar, viktima nuk mund të kontaktonte më me ta.