Kërcënonin me pistoletë lodër, kapen hajdutët e celularëve në Durrës

407
DURRËS – Dy djem të rinj 23 dhe 22 vjeç ishin kthyer në makthin e qytetarëve në Durrës, e veçanërisht të kosovarëve të cilët zgjedhin qytetin bregdetar si destinacion për pushimet e verës. Dy durrsakët u vidhnin telefonat qytetarëve duke i kërcënuar me pistoletë…që në fakt ishte lodër!
Pas një hetimi 1 mujor policia e Durrësit në bashkëpunim me prokurorinë, finalizuan operacionin e koduar “Shëtitësit” duke vënë në pranga 23-vjeçarin Ledio Çopa dhe 22-vjeçarin Abdul Tusha, të dy banues në Durrës. 
Nga hetimet, është provuar se dy të rinjtë kanë vjedhur me dhunë dy telefona celularë Samsung S5 dhe S4 të një 19-vjeçari me banim në Gjakovë. Referuar hetimeve të deritanishme, policia e Durrësit thotë se dy autorët e prangosur kanë vjedhur në të paktën edhe dy raste të tjera për të cilat po punohet për dokumentimin ligjor të tyre.
Policia gjeti rreth 1 gramë heroinë në makinën e Ledio Çopës tip Renault me targa AA 706 ES, ndërsa u sekuestruan edhe disa celularë të markave të ndryshme që dy të rinjtë u kishin vjedhur qytetarëve. Po ashtu në automjet policia gjeti edhe pistoletën lodër.
Policia e Durresit ka bere publike dhe fotot e celulareve te sekuestruar, ndaj kushdo qe mund te kete rene pre e ketyre hajduteve ne Durres, mund t’i hedhe nje sy per te gjetur (ndoshta me pak fat) telefonin e tij. 
Sigal