Karta false dhe plumba në banesë, kapet “gangsteri” shqiptar

522
Sigal

Policia italiane ka vënë në pranga një 42-vjeçar shqiptar në zonën e Livornos. Pasi e ndoqën për disa minuta, autoritetet italiane diktuan sjellje të dyshimta, ku më pas u bë edhe ndalim i shqiptarit.

Pas kontrollit në banesën ku jetonte shqiptari, u gjetën dhe u sekuestruan dy karta identiteti të rremë  dhe një plumb 9-kalibërsh, shkruan “Livornopress”.

Sipas medias italiane, shqiptari nuk dha asnjë shpjegim për gjërat e paligjshme. I arrestuari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur  mendohet se është nga Elbasani.