Kapet adoleshenti në Durrës, tentoi të vriste me armë 29-vjeçarin por u plagos një tjetër

445
Policia e Durrësit ka ndaluar një 15-vjeçar të shpallur në kërkim për një ngjarje të ndodhur në tetor të këtij viti ku mbeti i plagosur një 23-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bënë ndalimin e 15-vjeçarit me iniciale S.TH., banues në Durrës.
Shtetasi i mësipërm, më datë 04.10.2017, rreth orës 20:50, në lagjen Nr.18, Durrës në bashkëpunim me shtetasin GJ.SH., 31 vjeç kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasit J.B. 29 vjeç, banues në Durrës dhe M.P. 23 vjeç, banues në Durrës.
Për pasojë është plagosur në këmbë shtetasi M.P. Bashkëpunëtori i 15-vjeçarit, GJ.SH., 31 vjeç është ende në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja në rrethane të tjera cilësuese” në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Sigal