Kapen 4 kg heroinë dhe 32 kg kanabis në Shkodër, dy transportuesit u larguan sa panë policinë

444
Rreth 4 kg heroinë janë sekuestruar ditën e sotme në qytetin e Shkodër.
Në operacionin e koduar “Bukoviç” u sekuestruan edhe 32 kg kanabis.

Operacioni i ndërmarrë nga policia kufitare u zhvillua në Kastrat të Shkodrës. Lënda narkotike po transportohej nga dy persona.

Këta të fundit pasi vunë re policinë u larguan menjëherë nga vendngjarja.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e dy të rinjve.


Sigal