Kanabisi “pushton” veriun/ Kapen mbi 4 mijë bimë narkotike, por dështon kapja e autorëve. Zbardhen zyrtarët që favorizuan kultivimin

27
Sigal

Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, shtetasin A. D., 53 vjeç, banues në Tiranë. Vijon puna për kapjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme. Policia ka asgjësuar disa parcela me kanabis në Shkodër, Mirditë dhe Tropojë.Uniformat blu bëjnë me dije se në total janë sekuestruar 4.165 bimë narkotike, që u gjetën të kultivuara në terren malor. Njësoj si operacionet e tjera policia ka dështuar për të vendosur para drejtësisë pronarët e këtyre parcelave me kanabis.“Asgjësohen në Shkodër, Mirditë dhe në Tropojë, në total 4.165 bimë narkotike.– Në qarkun Shkodër, gjatë fazës së 9-të të operacionit policor të koduar “Alpe të pastra” u asgjësuan 3295 bimë narkotike, që u gjetën të kultivuara në disa fshatra, në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës dhe Pukë. Në qarkun Lezhë, gjatë fazës së 30-të të operacionit policor të koduar “Imazhi” u asgjësuan 513 bimë narkotike, që u gjetën të kultivuara në një fshat në Mirditë. Në qarkun Kukës, gjatë fazës së 5-të të operacionit policor të koduar “Bjeshkët e Nemuna” u asgjësuan 357 bimë narkotike që u gjetën të kultivuara në terren malor, në Lekbibaj- Tropojë.
Si rezultat i kontrolleve, në territoret e qarqeve Shkodër, Lezhë dhe Kukës, janë gjetur dhe asgjësuar në total 4165 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa”,- njofton policia.
Procedohet penalisht përgjegjësi i shërbimit pyjor të kësaj zone, shtetasi Gj. P., për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre.Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Bimë narkotike në pyll. Ndalohen për shpërdorim detyre 2 inspektorë pyjesh në Elbasan dhe kryetari i fshatit

Policia e Elbasanit ka ndaluar për shpërdorim detyre 2 inspektorë pyjesh dhe kryetari i fshatit ku u gjetën të kultivuara 160 bimë narkotike. Të ndaluarit janë:Y. Ç., 56 vjeç, me detyrë inspektor pyjesh në zonën e Gjinarit; F. L., 45 vjeç, me detyrë inspektor pyjesh në zonën e Zavalinës;
K. B., 55 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Seltë.“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me strukturat e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Elbasan, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, në zbatim të urdhrit të prokurorit, kanë ndaluar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit:Y. Ç., 56 vjeç, me detyrë inspektor pyjesh në zonën e Gjinarit;
F. L., 45 vjeç, me detyrë inspektor pyjesh në zonën e Zavalinës;K. B., 55 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Seltë. Hetimi penal ndaj këtyre shtetasve ka nisur në kuadër të veprimeve hetimore të zhvilluara gjatë operacionit policor të koduar “Krasta”, si rezultat i të cilit, më datë 21.06.2023, në një zonë pyjore të fshatit Seltë, njësia administrative Zavalinë, u gjetën dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 160 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.”-njofton policia.