Kanabis dhe heroinë në burgun e Durrësit, nisin hetimet

438
Policia ka gjetur në ambientet e brendshme të burgut të Durrësit lëndë narkotike, dhe tashmë po kërkon të identifikojë autorët.
Sipas burimeve zyrtare të policisë, rreth orës 09.30 të së martës, në tubat e ajrimit të I.E.V.P Durrës u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 110.5 gr hashash dhe 4.5 gr heroinë.
Hetimet kanë nisur për veprën penale të prodhimit dhe shitjeve të narkotikëve, ndërsa po hetohet edhe futja e drogës në ambientet e burgut. Shpesh kanë qënë familjarë të të burgosurve që janë arrestuar pasi kanë tentuar të fusin drogë gjatë orarit të takimit.
Sigal