Kamëz, 27-vjeçari i ngul thikën vëllait në kurriz

583
Dhuna ndaj grave në familje nuk ka të ndaluar, por Policia e Tiranës ka arrestuar sot edhe një të ri që i ka ngulur thikën në shpinë, të vëllait. Ai është Fatush Peposhi, 27 vjeç, banues në Laknas. Në oborrin e banesës për motive të dobëta, ka goditur me thikë në kurriz vëllain, shtetasin M.P., 24 vjeç. Tashmë ai do të akuzohet për dhunë në familje dhe plagosje të lehtë me dashje.
Dy të arrestuarit e tjerë janë: Ilir Shahini, 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të ëmës, shtetases F.Sh.,68 vjeçe. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetë dhe një thikë në kushtet e armës së ftohtë pa leje si dhe Ardit Neli, 28 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases N.B., 25 vjeçe.
Sigal