“Oturakët” e mjekësisë shqiptare

673
Përparim HALILI
Në redaksinë e gazetës “Telegraf”, telefonoi një mjek i njohur si emër, i cili na tha: “Kam menduar të publikoj një vlerësim, për punët e mira që ka bërë qeveria në mandatin e parë dhe për besimin tim si mjek, se këtë progres po e vazhdon edhe në këtë mandat”. Më bëri përshtypje “kthesa” e plotë në qëndrimin e këtij mjeku, i cili deri para 10 ditësh ka denoncuar në “FB”, media e portale dështimet e qeverisjes “Rama-1” në shëndetësi, korrupsionin me koncesionet dhe tenderët, shkatërrimin e shërbimeve jetike, mungesën dhe hajdutërinë me rimbursimin e ilaçeve, urgjencat jashtë funksionit, emërimet partiake, nepotike e klienteliste të individëve të paaftë në sektorin e shëndetësisë, rastet tragjike të ndodhura për shkak të neglizhencës dhe paaftësisë së mjekëve etj. Duke mos u marrë me emrin e këtij mjeku, por me fenomenin që përcjell ky rast, po ndalemi në një realitet që po e denigron vërtetë mjekësinë shqiptare. E kemi fjalën, për personalitetin e mjekëve. A e kanë ndjenjën njerëzore “të bardhë”, siç kanë edhe bluzat? A kanë përkushtim dhe sinqeritet profesional, në sjelljen me qytetarin? A janë dinjitoz e të moralshëm në sjelljen me politikën dhe pushtetet? Përgjigjet janë: JO! me përjashtime të rralla, mjekët kanë manifestuar sjellje prej “oturaku” përballë krerëve të pushtetit e politikës. përballë ministrit, drejtorit, shefit, bordeve, komisioneve, madje edhe në raste delikate e përcaktuese për fatet e mjekësisë shqiptare, për fatet e pacientëve dhe për vetë për moralin e tyre! Mjekët mund të jenë anëtarë e të zgjedhur në çdo parti politike dhe kjo është e drejtë tyre, por kur qëndrimet e politikës kanë lidhje me punën, profesionin, të drejtat, dinjitetin dhe detyrën e tyre në shërbimin ndaj qytetarëve, mendojmë nuk duhet të manifestojnë qëndrim prej servili deri në palosje e zvarrisje morale! Sepse si në rastin e mjekut që na telefonoi, “tipa” të tillë në mëngjes janë pështyrës, në drekë janë heshtës, në darkë janë pështyrës të së njëjtës fytyrë pushteti, partie, politikani, shtetari, ministri, drejtori, shefi! Përse veprohet kështu? Sepse janë “specie” që nëpërmjet zvarritjes, nëpërmjet lëpirjes e përshtatjes në kallëpin e atyre që drejtojnë, ata punësohen, bëjnë karrierë, mbijetojnë në raste reformash, pasurohen, tolerohen dhe krijojnë privilegje e përfitime për veten dhe familjarët. Afro 70% mjekëve “oturakë” pushteti e politike, i kanë fëmijët me bursa studimi shtetërore e private jashtë shtetit. Afro 80% e mjekëve dhe shefave të tillë, kanë hapur klinika private dhe që shteti ua di, por i toleron sepse ata lëpihen! Afro 90% e mjekëve, janë aq të pamëshirshëm e të pamoralshëm, sa me sjelljen e tyre shpërfillëse, detyrojnë qytetarët të paguajnë mijëra lekë për shërbimet që paguhen nga shteti, duke përdorur lloj-lloj marifetesh të pista e sekserë brenda dhe jashtë spitaleve! megjithëse kanë bërë “betimin e Hipokratit”, ata ushtrojnë “zanatin” e hipokritet! Këta “oturakë” të politikës e pushteteve, shkojnë vetëm 10 minuta në punën ku i paguan shteti dhe gjithë ditën në spitalet private, madje edhe duke marrë edhe pacientët me vete, pasi më parë sajojnë mungesën e medikamenteve, prishjen e pajisjeve diagnostikuese, mungesën e mjekëve specialistë! janë aq akrobat e aq të vetë-përdorshëm si “oturakë” përballë politikës e pushteteve, sa nuk ka asnjë rast që kolektivisht të kanë protestuar për mungesën e ilaçeve, për mungesën e specialistëve, për skandalet e korrupsionit, për mungesën e gatishmërisë së pajisjeve mjekësore, për rastet tragjike të vdekjes së pacientëve në spitale prej neglizhencës dhe paaftësisë profesionale të kolegëve të tyre! Por protestojnë për rritje pagash, për lejim punësimi tek privati, për ushqimin prej skllavi në spitale, për ryshfetet që u merren pacientëve! Madje protestojnë edhe në rastet e dhunës prej qytetarëve, të cilët u japin ndonjë shuplakë kur mjekët i marrin jetën të afërmve të tyre dhe bëjnë gjithçka për të fshehur krimin e tyre, qoftë edhe nga pakujdesia! Apo nga paaftësia, për shkak se mjekët jo vetëm heshtin por edhe lëpihen, votojnë e shtrojnë bankete kur në krye të qendrave mjekësore edhe universitare si në Universitetin Qendror Mjekësor Shtetëror të Tiranës, emërohen drejtues e administratorë që kanë kryer studimet për “rënie fyelli e cylë-dyjare” (Oboj). Dhe me servilizmin që ka mbërthyer mjekët, në këto zgjedhje për drejtues në sektorin e mjekësisë, mund të dëgjojmë që “dixhej” të autobusëve që vendosin këngë dhe njoftojnë afrimin e stacioneve gjatë udhëtimeve në linjat ndërkombëtare, të bëhen drejtorë qendrash spitalore universitare, drejtorë urgjencash apo shefa pavionesh, thjeshtë dhe vetëm prej personaliteti të deformuar të mjekëve! 
Sigal