Kalonte mallra kontrabandë, arrestohet shoferi dhe dy punonjësit e pikës kufitare, një i tretë nën hetim dhe administratori i biznesit në kërkim

48
Sigal

Një shofer 63-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia pasi transportonte me kamionë dhe trajlera sasi të mëdha produktesh për konsum, të dyshuara të kontrabanduara.

Shoferi 63-vjeçar, i identifikuar si Niko Gazeli, transportonte mallrat kontrabandë për llogari të biznesit nën administrimin e Arjan Murtaj, i cili është shpallur në kërkim nga blutë.

Po ashtu, janë vënë në pranga edhe dhe 2 punonjës të Degës Doganore Qafë Botë, Anila Adhami dhe Andon Velo, mbi dyshime për shpërdorim të detyrave, pasi kanë lejuar kalimin e mallrave kontrabandë.

Gjithashtu, në lidhje me këtë vepër penale është nën hetim një punonjës i tretë i kësaj dege, Erion Ademi.

Blutë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasi të mëdha produktesh ushqimore dhe detergjentë, 2 kamionë, 1 trajler dhe 4 celularë.