Ja pse 27-vjeçarja tentoi të vetëmbytet me 4 fëmijët e mitur. Detaje nga operacioni i shpëtimit

63
Sigal

Detaje të reja janë bërë të njohura nga një ngjarja e rëndë në Shkodër, ku një 27-vjeçare tentoi të vetëmbytet bashkë më katër fëmijët e saj të mitur, 7, 5, 3 dhe 1 vjeç, në lumin Bunë.

Mësohet se e reja prej disa kohësh është divorcuar nga bashkëshorti i saj dhe ishte shpërngulur tek prindërit.

Kohët e fundit gjendja e saj psikologjike ishte rënduar, ç’ka ishte vënë re edhe nga familjarët e saj.

Po ashtu, 27-vjeçarja pak minuta se të ndërmerrte tentativë e vetë-mbytjes, ka komunikuar me një nga familjarët e saj dhe këta të fundit kanë lajmëruar efektivët e policisë të cilët në kohë rekord kanë mbërritur pranë vendit ku ishte pozicionuar 27-vjeçarja dhe 4 të vegjlit e saj.

E reja dukej në gjendje të rënduar psikologjike, teksa është marrë dhe është shoqëruar në komisariat nga patrulla e cila i erdhi në ndihmë dhe parandaloj ngjarjen.