Italiani i arrestuar në Muriqan u kap me 53 kg kanabis çokollatë, si e kishte futur në bombula gazi

Policia e Shtetit jep detaje të reja në lidhje me arrestimin e italianit 60-vjeccar që u kap në Muriqan, pasi u zbulua se po transportonte lëndë narkotike të llojit kanabis, në formë çokollate.

Në njoftim e autoriteteve thuhet se gjatë kontrollit të imtësishëm në makinën e tij tip “Fiat” gjetën në një bombol gazi të futur brenda një bombole tjetër gazi, rreth 30 kg lëndë narkotike marijuanë në formë çokollate.

Sigal

Po në vijim të kontrollit të imtësishëm rezultoi se brenda dy bombolave gazi të futura brenda dy bombolave të tjera gazi ishin të fshehura 20 kilogramë lëndë narkotike marijuanë në formë çokollate të mbështjellë me natriban.