Itali, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg drogë

456
Kapet me 6 kg drogë, përfundon pas hekurave Klodjan Zotaj, një shqiptar 22-vjeçar. I riu ishte vënë re ditët e fundit në parkingun e një supermarketi në rrugën Postojna, duke bërë që të dyshonin agjentët e antidrogës. Pas vëzhgimit nga policia, shqiptari është ndaluar dhe gjatë kontrollit iu gjetën në një çantë të fshehura pako me kokainë dhe dy tufa me çelësa.
Oficerët ishin në gjendje, që duke provuar derë më derë çelësat në një ndërtesë në rrugën Gorizia, të futeshin në një apartament ku janë gjetur më pas disa çanta të mbushura mee kokainë dhe disa me marihuanë. Grupi i dytë i çelësave gjatë rrugës Postojna, hapin derën e një shtëpie ku u gjetën materiale të ndryshme për paketimin e drogës, 1,900 euro, para të siguruara nga aktiviteti i paligjshëm, dhe madje edhe një kartë e falsifikuar identiteti me foton e të riut. Edhe kur agjentët policorë e ndaluan, 22-vjeçari ka treguar patentën me foton e tij por, me një tjetër emër. Shqiptari është paditur edhe për përdorimin e të dhënave të rreme dhe posedim të dokumenteve të falsifikuara. Gjithsej u sekuestruan 6 kg drogë, 2 kg kokainë dhe 4 kg marihuanë me një vlerë tregu rreth 150 mijë euro.
Sigal