Ishte duke punuar, bie nga çatia 41 vjeçari

Një incident raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Halit Bega”.

Një 41-vjeçar, ka rënë nga çatia e banesës teksa ka qënë duke punuar.

NOA

Aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 18.01.2023, në rrugën “Halit Bega”, duke punuar në çatinë e banesës së tij, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë është dëmtuar, shtetasi E. H., 41 vjeç”,- thuhet në njoftimin e policië.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.