Sigal

Ikona e humorit shkodran Besnik Çinari ka pësuar atak kardiak.

Lajmi konfimohet nga miqtë e familjarët ndërsa bëhet me dije se humoristi shkodran është dërguar në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.

Newsbomb.al i uron shërim të shpejtë një prej humoristëve më të njohur jo vetëm në Shkodër. Çinari është gjithashtu edhe një skenarist  i sukseshëm i komedive të cilat kanë mbushur teatrin “Migjeni” dhe sallat e teatrove të tjerë në Shqipëri dhe jashtë vendit.