Identifikohet autori i eksplozivit të djeshëm në Vlorë

353
Sigal

Policia zbardh ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Vlorë, ku në oborrin e një banese shpërtheu një sasi lënde eksplozive.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 00:40 të datës 30 mars 2019, ku në oborrin e banesës së shtetasit F. O., ka shpërthyer një sasi eksplozivi duke shkaktuar vetëm dëmtime të vogla materiale, pas hetimeve të Policisë së Vlorës është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes, motivit të saj, si dhe identifikimi e shpallja në kërkim e autorit të dyshuar.

Policia njofton se nga tërësia e veprimeve hetimore të kyera ka rezultuar se autor i dyshuar i ngjarjes të jetë i biri i shtetasit F. O., (shtetasi E. O.,).

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie dhe konflikteve të vazhdueshme midis tyre. Vijon puna për kapjen e shtetasit E. O., të shpallur në kërkim. Materialet në lidhje me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.