I shpallur në kërkim për plagosje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

121
Sigal

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës sot në mbrëmje pasi ishte i shpallur në kërkim.

I riu me iniciale G.K., ishte duke udhëtuar me makinë me një person tjetër të identifikuar me inicialet A.O.

Policia i ndaloi të rinjtë, ku nga verifikimi, rezultoi se 35-vjeçari ishte i shpallur në kërkim për plagosje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Uniformat blu nuk japin informacion mbi ngjarjen që është përfshirë 35-vjeçari.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë/Kontrolle të befasishme për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim. Shkon në 4 numri i personave të shpallur në kërkim, të kapur gjatë ditës së sotme.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, mbështetur në inteligjencë informative, mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Në Rrugën e Kokonozëve, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin A. O., 32 vjeç, dhe pasagjer shtetasin G. K., 35 vjeç.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 35-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet i kaluan Prokurisë, për veprime të mëtejshme procedurale.